MWC: Sot pritet debutimi i Samsung Galaxy S6 dhe Edge, HTC One M9 dhe Xperia Z4 Tablet

Teknologji

MWC: Sot pritet debutimi i Samsung Galaxy S6 dhe Edge, HTC One M9 dhe Xperia Z4 Tablet

Më: 1 mars 2015 Në ora: 08:46

Në ngjarjen kryesore të teknologjisë mobile që mbahet në Barcelonë, dhe e cila njihet si Mobile World Congress do të ketë spektakël të shumtë nga prodhuesit e mëdhenj të industrisë sikurse Samsung dhe HTC, por edhe befasi nga emrat e prodhuesve kinez si Huawei, Meizu dhe ZTE.

Në anën tjetër, LG e cila para disa ditësh zbuloi katër modele të telefonave të saj — Magna, Spirit, Leon dhe Joy — ka filluar me shitjen e gjeneratës së dytë të LG G Flex 2, dhe e ka promovuar orën e saj të dytë dhe shumë elegante LG Watch Urbane.

Ndërsa Sony, e cila gjithnjë ka pasur një prezencë të fortë në MWC të mërkurën do ta zbuloj tabletin e saj më të ri Xperia Z4 Tablet.

Në këtë shfaqje botërore të teknologjisë nuk do të mungojnë as prodhuesit e famshëm kinez sikurse Lenovo dhe Xiaomi, ndërsa për të rivalizuar me modelee të reja të telefonave në tregun global pritet që debutime të telefonave të ketë edhe nga Microsoft, me modelet e saj të reja të linjës Lumia.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat