PhotoMath aplikacioni që zgjidh problemet matematikore (Video)

Teknologji

PhotoMath aplikacioni që zgjidh problemet matematikore (Video)

Më: 28 shkurt 2015 Në ora: 13:35

PhotoMath është aplikacioni i cili ndihmon në zgjidhjen e problemeve matematikore në distancë.

Në fillim ky ishte një aplikacion në dispozicion vetëm për platformat iOS dhe Windoës Phone, ndërsa tani edhe përdoruesit e pajisjeve Android do të kenë mundësi të përjetojnë të njëjtën eksperiencë, që krijuesi i aplikacionit, MicroBlink, e quan “aplikacioni më i mirë deri tani.”

Përdoruesit e aplikacionit PhotoMath mund të zgjidhin probleme matematikore në çdo copë letre ose libri thjesht duke i bërë foto atyre dhe do të shfaqet menjëherë përgjigja e saktë. Aplikacioni i zgjidh problemet matematikore me numrat dhjetorë dhe fraksionet, shprehjet aritmetike, fuqitë dhe rrënjët, si dhe ekuacione të thjeshta.

PhotoMath funksionon vetëm në pajisjet që operojnë me sistemin Android 4.1 ose një version më të ri, si dhe tek pajisjet që kanë kamerë me vetë-fokusim. Aplikacioni mund të gjendet në App Store, Windoës Phone Store, dhe për përdoruesit e Android-it është Google Play.


Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat