Kamerat HTC RE do të transmetojnë video live në Youtube

Teknologji

Kamerat HTC RE do të transmetojnë video live në Youtube

Më: 28 shkurt 2015 Në ora: 00:58

Vitin e kaluar, HTC iu bashkua tregut të kamerave të lëvizshme, duke i shpallur kështu konkurencë kompaninë GoPro.

Gjenerata e parë e kamerave të lëvizshme, HTC RE, u pëlqyemori disa vlerësime positive por edhe kritika. Kompania do të vazhdojë të përmirësojë këtë pajisje me veçori të reja, nëpërmjet përditësimit të software.

Një përditësim i ri i software-ve do të shtojë mundësinë për të shfaqur video drejtpërdrejt në YouTube. Aplikacioni i HTC RE për pajisjet Android do të marrë një përditësim të ri sot.

Përditësimi do të mundësojë transmetimin e videove drejtpërdrejtë në YouTube. Kjo veçori do të vijë më vonë edhe tek aplikacioni për pajisjet IOS.

Sapo të përditësohet, përdoruesit do të mund të hyjnë në llogaritë e tyre në YouTube nëpërmjet aplikacionit dhe të shfaqin videot e tyre nëpërmjet rrjeteve sociale, mesazheve elektronike etj.

Veçoria në vetvete nuk është e re, pasi kamerat GoPro kanë mundësi të bëjnë një gjë të tillë. Megjithatë, modelet e reja janë pak të shtrenjta, dhe shfaqin video drejtpërdrejt vetëm në Livestream.com. YouTube është një pikë plus për HTC-në, prandaj kjo veçori e re mund ta ndihmojë kompaninë që të shesë sa më shumë kamera HTC Re.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat