Google ndryshon mendje, rikthen pamjet pornografike

Teknologji

Google ndryshon mendje, rikthen pamjet pornografike

Më: 27 shkurt 2015 Në ora: 21:10

Vetëm tre ditë pas njoftimit se po largonte përmbajtje pornografike në blogjet e saj, Google tha ditën e sotme se ka ndryshuar mendje.

Një zëdhënese e kompanisë në një postim në forum tha se kishin marrë një feedback të ashpër për këtë lëvizje dhe u detyruan të rikthenin pornografinë komerciale.

Por me një ndryshim, sepse tani çdo përmbajtje e tillë do të mund të shikohet në blogje vetëm nga të mëdhenj. Kriteri i vetëm për publikuesit e këtyre përmbajtjeve është cilësimi i tyre vetëm për të rriturit.

Kompania tha se këtë vendim e kishte marrë për të mbrotjur konsumatorët e saj ndaj ekspozimit të këtyre përmbajtjeve me impakt negativ.

Politika e re e cila do tu mundësojë publikuesve të këtyre përmbajtjeve vijueshmërinë e përdorimit të blogjeve do të hyjë në fuqi nga data 23 Mars.

Google për asnjë moment nuk mbajti një qëndrim lidhur me ndalimin që bëri për këto përmbajtje po tërheqja ndaj një vendimi të tillë është një hap me të vërtetë i gabuar.

Shfrytëzimi i shërbimit falas të Google për reklamimn e përmbajtjeve pornografike të cilat mund ti shohin edhe fëmijë, ngjall dyshime tek besueshmëria që kanë konsumatorët. Dëshironi të publikoni përmbajtje pornografike?

Shkoni dhe paguani sa qimet e kokës, por të paktën Google nuk duhet tua ofrojë falas këtë mundësi, të cilën një pjesë e madhe e individëve e përdor edhe për qëllime keqdashëse.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat