Zbulohen Galaxy S6 dhe S6 EDGE

Teknologji

Zbulohen Galaxy S6 dhe S6 EDGE

Më: 27 shkurt 2015 Në ora: 16:50

Pas disa muajsh spekulimet, dalin fotot që tregojnë dizajnin final të brezit të ri të telefonave inteligjentë Samsung Galaxy. Vetë kompania Samsung i ka zbuluar pamjet e Galaxy S6 EDGE dhe Galaxy S6 në faqen e internetit XDA-developer. Konkretisht ka qënë një punonjës i kësaj kompanie i cili i ka shpërndarë këto imazhe.

Versioni i parë i ri i Samsung Galaxy S6 pritet të jetë një version radikal EDGE, me ekran me hark, ndërsa versioni standard, Galaxy S6 ngjan me iPhone 6. Të dy telefonat do të prezantohen në një event special në Barcelonë, para nisjes së Kongresit Botëror të Telefonave, që do të mbahet të hënën.

Në fotot e publikuara shfaqen të dy telefonat dhe shihet fare qartë se Galaxy S6 Edge ka një ekran të lakuar në të dy anët e tij dhe një trup metalik. Kjo foto shoqërohet nga mbishkrimi “SIX APPEAL”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat