Aston Martin Vulcan, supermakina 2 milionë dollarëshe (Foto)

Teknologji

Aston Martin Vulcan, supermakina 2 milionë dollarëshe (Foto)

Më: 27 shkurt 2015 Në ora: 00:06

Aston Martin ka zbuluar supermakinën më të re të dizenjuar për gara shpejtësie. Me një vlerë rreth 2 milionë dollarë, Aston Martin Vulcan ende nuk e ka marrë licencën dhe marka britanike ka vendosur të prodhojë vetëm 24 makina të tilla.

David King, drejtori i programeve të veçanta dhe motorsportit të Aston Martin, shpjegon se makina ka një motor V12 7-litërsh.

Ende nuk janë publikuar të dhëna nga performanca e kësaj makine vullkanike, por pritet që të jetë e shpejtë sa McLaren P1 GTR apo Bugatti Veyron.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat