Tetë parashikimet më të dështuara

Teknologji

Tetë parashikimet më të dështuara

Më: 26 shkurt 2015 Në ora: 21:51

Natyrisht që ekspertët e teknologjisë japin disa parashikime të përafërta se çfarë mund të ndodhë në një të ardhme të afërt, por parashikimet e personave në fjalë kanë qenë komplet të kundërta me atë çfarë ka ndodhur realisht. Nëse do të kishin mundësinë që të ktheheshin prapa në kohë, sigurisht që nuk do t’i kishin thënë ato fjalë, Ja 8 parashikimet më të dështuara:


“Mendoj se nuk do të ketë treg për më shumë se 5 kompjutera në botë”. Për fatin e mirë të IBM parashikimi i presidentit Thomas Watson nuk doli i saktë. Kompjuterat kanë njohur një shpërndarje kolosale dhe IBM ka fituar 100 miliardë dollarë nga shitja e kompjuterave ose pjesëve të ndryshme.
“Parashikoj që interneti në vitin 1996 të pësojë një kolaps”. Ky ka qenë parashikimi i Robert Metcalfe, i cili natyrisht nuk i është afruar aspak së vërtetës. Sot interneti ka arritur një shpejtësi të jashtëzakonshme duke u përdorur në çdo familje.

“Amerikanët kanë nevojë për telefona, ne jo. Kemi shumë djem mesazherë”. Sër William Preece, kryeinxhinier në Postën Britanike e pati bërë këtë deklaratë në zhvillimin e hershëm të telefonave. Nëse ai do të kishte pasur mundësi të komunikonte me Viber ose What’sApp natyrisht që do të ishte penduar për ato që ka thënë.

“Dy vite nga sot, nuk do të ketë më spam”. Kështu ka deklaruar shefi i Microsoft, Bill Gates, në vitin 2004. Më shumë se një parashikim, ky duket një premtim. Megjithatë ende sot përdoruesve të emailit u vijnë spam-e të panumërta. Ndoshta Gates do të ketë folur për emailin e tij personal.

“Të gjithë po më pyesin se kur do të lançojë Apple një markë celulari. Ndoshta kurrë!”. Kështu pati deklaruar David Pogue, një gazetar që merret me rubrikën Yahoo Tech në gazetën New York Times. Që prej një muaji Apple ka hedhur në treg iPhone 6, që ndoshta edhe Pogue mund t’a ketë blerë. Goxha parashikim David!

“Televizioni nuk ka për ta patur të gjatë. Njerëzit nuk do të rrinë gjithë ditën duke parë një kuti druri”. Darryl Zanuck, themeluesi i 20 Century Fox, gjigand i kinemasë amerikane pati deklaruar në vitin 1946 se televizioni nuk do të rezistonte më shumë se 6 muaj dhe njerëzit nuk do të fiksoheshin pas një kutie druri. Ke të drejtë Darryl, tashmë televizorët nuk kanë asnjë pjesë prej druri!

“Nuk ka shans që satelitët të përdoren për të përmirësuar komunikimin me telefon, radio apo televizion”. Kështu ka thënë T.Craven, komisioner i radiotelekomunikacionit në SHBA, në vitin 1961. Në fakt duke parë zhvillimet e reja teknologjike, parashikimi i tij nuk është se ka goditur në shenjë.

“Apple pothuajse ka vdekur”. Kështë pat deklaruar një prej drejtuesve të Microsoft, Nathan Myhrvold. Mirëpo Apple ka njohur një shtrirje të pamasë në të gjithë botën dhe ka të ardhura prej 182 miliardë dollarësh dhe rreth 98 mijë punonjës. Nathan, nuk je një parashikues i zoti!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat