Hulumtuesit britanikë kanë vendosur një rekord të ri të 5G-së me një shpejtësi prej 1 Tbps

Teknologji

Hulumtuesit britanikë kanë vendosur një rekord të ri të 5G-së me një shpejtësi prej 1 Tbps

Më: 26 shkurt 2015 Në ora: 19:13

Imagjinoni të shkarkoni me shpejtësi 1 Tbps (terabajt për sekond) nga smartfoni ose tableti juaj. Hulumtuesit nga qëndra e invacionit 5G pranë Universitetit të Surrey në Britani vendosi këtë rekord të ri botëror për shpejtësitë 5G. Kjo është një shpejtësi realisht tepër e lartë për frekuencat valore. Për krahasim, një kabëll nënujor me fibra optike që lidh Izraelin dhe Italinë e jugut quajtu Jonnah ka një shpejtësi transmetimi prej 7.2 Tbps. Ky rekord i ri lë pas çdo përpjekje tjetër si ajo e Samsung ku u arrit shpejtësia 7.5 Gbps.

Kjo shpejtësi është arritur në kushte laboratorike në një distancë prej 100 metrash mes marrësit dhe transmetuesit të valëve 5G. Komunikimi mobil 5G do të shfrytëzojë frekuenca të larta transmetimi prej 6 Ghz. Është parashikuar që një teknologji e tillë të përdoret për një sërë shërbimesh që nga video lojërat gjer tek projektimet holografike. Një aspekt i rëndësishëm i kësaj teknologjie është mënyra sesi do të mbështesë aplikacionet në të ardhmen. Nëse 5G sjell vonesa prej 1 milisekond në transmetimin e të dhënave kjo do të sillte zhvillimin e teknologjive të reja të cilat ishin të pamundura të aplikoheshin me 4G-në.

Teknologjia 5G do të dalë jashtë laboratëve dhe universiteteve në 2017 ndërsa një përdorim komercial mund të mbërrijë në Europë nga 2020.

(PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat