Google mundëson promovimin e aplikacioneve në Play Store

Teknologji

Google mundëson promovimin e aplikacioneve në Play Store

Më: 26 shkurt 2015 Në ora: 18:00

Google ka njoftuar se rezultatet e reja të kërkimit që do të sponsorohen në Play Store do të lëshohen në javët e ardhshme, dhe kjo do tu mundësojnë zhvilluesve të paguajnë për listim më të mirë të aplikacioneve gjatë kërkimit në dyqanin e saj virtual të Android.

Gjiganti i kërkimit do të shfaq reklama të sponsoruara gjatë kërkimit të aplikacioneve në Play Store, dhe me këtë do t’ua lehtësojë zhvilluesve promovimin e aplikacioneve të tyre.

Në javët e ardhshme, një përzgjedhje e kufizuar e konsumatorëve do të shohin reklamat nga një grup pilot i reklamuesve që do ti promovojnë aplikacionet e tyre.

Më shumë se 100 miliardë kërkime bëhen në Google Play për çdo muaj, prandaj do të ketë shumë hapësirë për promovim të aplikacioneve, edhe nga zhvilluesit shqiptarë që kanë aplikacionet e tyre në Android.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat