5 aplikacionet e rrezikshme për fëmijët tuaj

Teknologji

5 aplikacionet e rrezikshme për fëmijët tuaj

Më: 2 shkurt 2015 Në ora: 00:49

Nëse keni fëmijë apo nipër e mbesa, duhet ta keni vënë re shpejtësinë e adaptimit të tyre me teknologjinë e fundit. Por pa dyshim duhet të filloni të mendoni se kjo gjë përveç avantazheve ka edhe disavantazhe, ku ekziston mundësai e përdorimit të aplikacioneve të papërshtatshme për moshën e tyre. Madje prindërit e tyre mund të mos jenë fare në dijeni të një gjëjë tillë.

Prandaj le të hedhim një vështrim në 5 aplikacione të cilët mund të përdoren nga fëmitë tuaj dhe që janë të rrezikshëm për ta.

Snapchat

Snapchat është një aplikacion i cili ka fituar një popullaritet për vetë faktin se fotot e publikuara aty zhduken brenda pak sekondash pas publikimit, prandaj edhe publikimet e fotove të turpshme apo të papërshtatshme janë të pranishme në këtë aplikacion. Gjithashtu pretendohet se nuk ka ekziston asnjë mundësi që këto foto të vidhen apo shpërndahen nga individë të tjerë.

Por për fat të keq, kjo ide është e gabuar. Ashtu siç të gjithë veprojmë kur shohim një foto paksa të rrezikshme, fotos mund t’i bëhet një screenshot në kohën përpara se ajo të fshihet. Kohët e fundit kanë qenë të shumtë individët të cilët kanë hasur në probleme me ligjin pikërisht për këtë shkak. Në muajin Tetor të vitit të kaluar, hakerët përvetësuan mijëra imazhe gjoja “të fshira” nga Snapchat të cilat ishin të ruajtura në servera të palëve të treta.

Nëse adoleshentët tuaj janë duke përdorur Snapchat, kërkojini atyre t’ju tregojnë mënyrën e përdorimit. Sigurohuni që komunikimi i tyre është vetëm me njerëz të cilët i njohin dhe duhet ti vini në dijeni se fotot të cilat postohen atje nuk zhduken përgjithmonë.

Tinder

Tinder është një aplikacion ku përdoruesit takohen me partnerë të rinj romantikë, dhe ndoshta njohja me persona të huaj nuk është diçka të cilën ju do të dëshironit ta bënte fëmija juaj adoleshent.

Në fakt adoleshentët nën moshë nuk duhet t’a përdorin aspak këtë aplikacion, por mënyra me anën e të cilës mund të filloni t’a përdorni këtë aplikacion është llogaria e Facebook, ku meqë nuk ka asnjë verifikim moshe, datëlindja mund të ndryshohet që përdoruesi të duket mbi 18 vjeç me qëllim aksesimin e këtij rrjeti social.

Largojini fëmijët nga ky aplikacion, sepse aty mund të takojnë dhunues, hajdutë dhe individë të cilët do të ishte mirë të mos i takonit kurrë në jetë.

Vine

Vine, një aplikacion i cili lejon përdoruesin të regjistrojë dhe shpërndajë video prej 6 sekondash duket si një aplikacion goxha i sigurtë, fillimisht.

Adoleshentët janë të aftë të bëjnë thuajse çdo gjë për miqësi dhe vëmendje. Dhe gjëja më e mire për t’a bërë këtë gjë në rrjete sociale është çmenduria. Prandaj dhe ndonjëherë këto video mund të jenë të rrezikshme, ashtu si ishte #FireChallenge ku të rinjtë po vendosnin zjarr mbi trupin e tyre. Tashmë Vine sapo ka lançuar edhe aplikacionin Vine Kids i cili i referohet audiencave me moshë të vogël.

Whisper

Whisper është një aplikacion i cili është ndërtuar posaçërisht për përhapjen e thashethemeve dhe sekreteve, duke u mundësuar përdoruesve të postojnë imazhe dhe tekst në mënyrë anonime. Por zbulimi i shumë të vërtetave rreth fëmijës tuaj mund t’a bëjë atë të ndihet keq ose në një situate të rrezikshme me miqtë apo edhe “kundërshtarët”

Aplikacionet më të rrezikshme janë ato të cilat përdorin GPS për afrimin e njerëzve më tepër fizikisht. Prandaj tallja e fëmijës tuaj në internet mund të kthehet në abuzim. Prandaj ky aplikacion më shumë sesa ta ndihmojë i shkakton atij probleme.

9gag

9gag është një nga aplikacionet më të famshme për përhapjen e fotove dhe videove apo memeve online. Pjesa më e rrezikshme për fëmijët është fakti se çdo foto shpërndahet në 9gag. Këto foto nuk janë të moderuara dhe mund të vijnë nga çdo njeri dhe ndonjëherë ndodh që kanë përmbajtje të cilat ju nuk do të dëshironit që fëmija juaj t’i shikonte.

Ndoshta kjo temë që trajtuam sot nuk do t’i largojnë fëmijët tuaj nga ato, por thjesht përpiquni që ata të kuptojnë problemet që mund t’i sjellin si dhe mbushjani kohën me gjëra më produktive.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat