Shfaqet fotografia e parë e modelit të ri të Motorolas

Teknologji

Shfaqet fotografia e parë e modelit të ri të Motorolas

Më: 2 shkurt 2015 Në ora: 00:31

Është shfaqur në internet fotografia e pasardhësit të telefonit Motorola Moto E XT1021 e që pritet të jetë gjenerata e dytë Moto E.
Në këtë fotografi shihet pjesa e përparme dhe e pasme e pajisjes së ardhshme. Pamja modelit të ri ndoshta do të modifikohet, pra fjala është për hapësirën e altoparlantit të integruar në pjesën e poshtme të ekranit, i cili nuk shihet në këtë foto.

Duhet të theksohet se kjo pajisje në foto duket se është e veshur me një maskë mbrojtëse, prandaj duket si një pajisje shumë e madhe se sa që është në të vërtetë, transmeton Koha.net. Kjo shtojcë për herë të parë ka debutuar me serinë e parë të pajisjeve Moto G.

Sipas informatave më të fundit, pajisja e gjeneratës së dytë Moto E duhet të ketë procesor sistematik Qualcomm Snapdragon 400, ekran qHD prej 4.5-inç dhe 1 gigabajt RAM memorie. Përveç kësaj, siç shihet edhe në foto, kjo pajisje gjithashtu do të posedojë Android 5,0 Lollipop OS.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat