3 strategji të biznesit të smartfonëve që Samsung duhet të adoptojë

Teknologji

3 strategji të biznesit të smartfonëve që Samsung duhet të adoptojë

Më: 1 shkurt 2015 Në ora: 00:04

Në raportin më të fundit financiar të Samsung, u zbulua se shitjet e telefonëve kishin rënë me 64 % vetëm në tre mujorin e fundit të 2014. Këto janë lajme të këqija duke pasur parasysh pozitat e Samsung në tregun botëror. Normalisht që ekziston një arsye.

Biznesi i telefonët të Samsung po vihet nën presion nga Apple në tre fronte: Indentiteti i brendit, thjeshtësia e softuerit dhe sofistikimi i harduerit. Samsung mund të jetë mbreti i botës Android, por nëse dëshiron të sundojë në botën e smartfonëve, do ti duhet të ndërtojë strategji të reja të të bërit biznes në këtë fushë.

Samsung ka nevojë për një personalitet

Nëse vëreni një reklamë të Apple ose Samsung, në mënyrë instiktive të gjithë e njohin se cila kompani gjendet prapa skenës madje përpara se produkti të shfaqet në ekran. Që të dyja kompanitë japin sinjale të dallueshme: Reklamat e Apple janë shumë emocionalë dhe shoqërohen nga një muzikë akustike. Ndërsa në reklama e Google shpesh herë shfaqin argumentet sesi produktet e kompanisë na ndihmojnë në thjeshtimin e jetëve tona.

Reklamat e Samsung më shumë shfaqin talent sesa ilustrime sesi produktet e kompanisë përpiqen të përmirësojnë jetët tona. Por problemi me brendin shkon përtej reklamave në TV. Edhe konferencat e Samsung shfaqin mungesë identiteti. Ndërsa Apple kultivon, kultin e personalitetit rreth atyre që prezantojnë, Samsung shfaq në prezantime, ca ekzekutivë që askush nuk i njeh.

Krahu i marketingut pranë Samsung duhet të eksplorojë mundësitë dhe format e ndryshme për të arritur të hyjë në mendjet e bazës së saj të përdoruesve plot diversitet.

Samsung ka nevojë për një ndërfaqe të thjeshtë

Dizajni TouchWiz i Samsung është pa shije dhe shumë i ngarkuar. Normalisht që ka edhe më keq, por ky nuk është justifikim kur bëhet fjalë për një nga prodhuesit më të medhenj të telefonëve Android. Platforma iOS gjendet shumë larg në këtë aspekt, ama ajo ka diçka që Samsung nuk e ofron: thjeshtësinë. Dhe për këtë përdoruesit e duan.

Gjithashtu Apple nuk pranon aplikacione të kompanive të vijnë të para instaluar në telefon. Samsung bën të kundërtën. Entuziastët kërkojnë Android-in “e pastër”, jo versione të modifikuara.

Samsung duhet të prodhojë telefonë me paraqitje më të mirë

Samsung jo shumë kohë më parë shfaqi të gjitha potencialin e saj të industrisë së dizajnit me smartfonët Galaxy Alpha dhe Galaxy Note 4, por kompania akoma ka ngecur me telefonët prej plastike. Me një konkurrencë në rritje, padyshim që dizajnit mbetet një pikë kyçe. Mos mendoni se tregjet në zhvillim do të pranojnë telefonët të një niveli mesatar. Apple në Azi po bën “namin”, dhe një pjesë e madhe e prodhuesve kineze po korrin sukses sepse telefonët e tyre ngjajnë së shumti me ato të Apple.

Sigurisht, spo themi që Samsung duhet të bindë konsumatorët e saj duke ndërtuar telefonë të ngjashëm me iPhone, por të krijojë diçka që për konsumatorin përbën një status të kesh një smartfon Samsung. Pikërisht këtë gjë ka bërë Apple me smartfonët e saj. Përdoruesit e një telefoni të tillë e ndjejnë vehten më lart sesa të tjerët. Dhe për mos të harruar, 74.5 milion iPhone të shitur e faktojnë këtë gjë.

Një vit i ri, një telefon Samsung i ri

Në fakt java që lamë pas nuk ishte e mirë për pothuaj asnjë prodhues telefonësh përveç Apple. Por jemi në fillim të një viti të ri, dhe kemi akoma shumë për të parë nga Samsung. Një zëdhënës i kompanisë tha se do kalonin në një nivel tjetër adoptimin e kasave metalike për telefonët Samsung. Ky përbën një sinjal mjaft pozitiv.

Samsung e di se tashmë gjendet në telashe, dhe ka një vit të vështirë përpara. Por nëse biznesi i smartfonëve të kompanise merr një karakter me produkte më premium, me të thjeshtë me orientim më të gjërë nga konsumatori, kjo përkthehet për Samsung me vazhdimësinë e kryesimit të listës së prodhuesvet të telefonëve Android.

(PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat