Aplikacioni Microsoft Outlook në iOS e bën atë Gmail thjesht të padobishëm

Teknologji

Aplikacioni Microsoft Outlook në iOS e bën atë Gmail thjesht të padobishëm

Më: 1 shkurt 2015 Në ora: 00:01

Më parë ju kemi lajmëruar lidhur me aplikacionin më të ri Outlook, të cilin kompania Microsoft e solli edhe në Android ashtu siç bëri me iOS. Por si është pritur ky aplikacion nga përdoruesit e tij?

Por a do t’i sjellë pasoja negative Gmail-it ky aplikacion? Kohët e fundit Gmail ka shfaqur disa dobësi lidhur me njoftimet për e-mailet e rinj. Prandaj ndoshta do të ketë nga ata përdorues të cilët do të dëshirojnë më tepër të punojnë me aplikacionin Outlook dhe do detyrohen të fshijnë nga iPhonet e tyre aplikacionin Gmail.

Disa karakteristika të Outlook të cilat të çojnë në mendimin se kjo gjë vërtet mund të ndodhë janë:

* Ky aplikacion sinkronizohet në mënyrë të shkëlqyer me shërbimin e Gmail.

* Përdoruesit mund t’a sinkronizojnë atë me Google Drive, Dropbox dhe Microsoft OneDrive, gjë e cila do t’u lehtësonte dërgimin e skedarëve në email.

* Aplikacioni sinkronizohet shumë thjeshtë edhe me Google Calendar, kështu që për përdoruesit nuk do të jetë më e nevojshme përdorimi i një aplikacioni të veçantë për të parë axhendën e tyre.

* Kategoria “People”(Kontaktet) e thjeshtëzon së tepërmi proçedurën e dërgimit të një e-mail-i tek përdoruesit më zë zakonshëm.

* Ekziston një mënyrë mjaft e thjeshtë me anë të së cilës ju mund të arkivoni apo fshini mesazhet tuaja.

Në të vërtetë funksionalitetet e aplikacionin të Microsft janë edhe më të shumtë, por edhe kaq mjaftojnë për të karakterizuar këtë si një fitore nga e Microsoft. Ne po ju ofrojmë edhe disa foto të paraqitjes së këtij aplikacioni në iPhone. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat