A dinit se Londra ndriçohet ende me llampa prej gazi që prej 1807 ? Ja si bëhet e mundur

Teknologji

A dinit se Londra ndriçohet ende me llampa prej gazi që prej 1807 ? Ja si bëhet e mundur

Më: 31 janar 2015 Në ora: 23:16

Në një botë që ndryshon me ritme të shpejta, në Londër mund të gjesh një pjesëz të së shkuarës që ruhet ende. Kjo është një prej 1500 llampave me gaz, që ndriçon rrugët në zonën qëndrore të kryeqytetit britanik, pranë Uestminsterit.

Ky sistem u prezantua në Londër në 1807, ndërsa një pjesë e tyre ende në përdorim, sipas specialistëve, datojnë që në vitin 1814.

Ian Bell – Punonjës i Mirëmbajtjes: “Drita e llampave me gaz është më e butë për syrin, vjen në një ngjyrës si në të verdhë, në ndryshim nga ato elektrike, që kanë një rrezatim më të fortë”.

Për mirëmbajtjen e llampave, punon një ekip prej 5 personash. Një sistem i posaçëm mekanik kontrollon sasinë e gazit që duhet për mbajtjen e tyre të ndezur gjatë natës, deri në mëngjes. Ka pjesë të tij që ndërrohen çdo 2 javë, për shkak të konsumit dhe teknologjisë së vjetër.

200 vjet më parë, pajisja e rrugëve të Londrës me të tillë sistem ndriçimi kishte për qëllim uljen e kriminalitetit të madh të asaj periudhe. Por edhe pse aksidentet me këto llampa nuk kanë munguar që prej vendosjes së tyre, ato përbëjnë një copëz histori që ruhet me fanatizëm, madje edhe me vendim të autoriteteve lokale.

Përgjatë viteve, një pjesë e sistemit kishte funksion të dyfishtë, ndriçimin e rrugëve dhe pastrimin e aromës së pakëndëshme të kanalizimeve nëntokësore të Londrës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat