Facebook ka ndryshuar rregullimin e privatësisë- ja çfarë duhet të dini

Teknologji

Facebook ka ndryshuar rregullimin e privatësisë- ja çfarë duhet të dini

Më: 31 janar 2015 Në ora: 14:55

Të rejat e Facebook-ut. Rregullimet e rifreskuara të privatësisë kanë dhënë efektin e tyre tashmë në Britani- dhe gjeni çfarë, nuk është lajm i mirë për të gjithë ata që vlerësojnë privatësinë e tyre.

Mënyra e vetme për t’ju shmangur është mos përdorimi i Facebook.

Së shpejti kur ju të qaseni në Facebook, ju duhet të pranoni kushtet e reja, që nënkupton se Facebook do të skanojë si do të shfletoni internetin dhe cilët aplikacione përdorni në telefon, duke synuar reklamën në faqet tuaja.

Ende e frikshme, nëse i tregoni Facebook-ut se ku jeni, Facebook do të japë rekomandimet për bare dhe restorane.

Facebook e ka lansuar muaj më parë, por ata kanë sjellë këtë në Evropë nga sot.

Nëse jeni kyçur në Facebook në telefonin tuaj, ose në ndonjë shfletues në internet, automatikisht do të gjurmohen faqet që ju vizitoni, çfarë bëni aty, dhe çfarë bëni në aplikacionet në telefonin tuaj.

Facebook tani ofron gjithashtu “Bazat e Privatësisë” për t’ju ndihmuar të mbani të rregulluara se çfarë të mbani në privatësi, dhe çfarë dëshironi të shihni për reklamat.

Ju mund të bllokoni disa prej tyre, por më e sigurt është që të mos kyçeni në Facebook deri sa gjurmoni diçka tjetër.

Nëse nuk e bëni do të shihni se çfarë keni bërë- e që mund të shkaktojë siklet më vonë.

Facebook ka ofruar Ad Preferences , përmes të cilës përdoruesit mund të ankohen- por vetëm pasi do ta shihni reklamën.

Kushtet e reja janë kritikuar në Gjermani- kështu që rrjeti social ka përfshirë disa përjashtime për përdoruesit gjerman.

Fatkeqësisht kjo aplikohet vetëm në Gjermani.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat