25% e telefonave inteligjentë Android ofrojnë dy vende për karta SIM

Teknologji

25% e telefonave inteligjentë Android ofrojnë dy vende për karta SIM

Më: 31 janar 2015 Në ora: 09:35

Kur duam të blejmë një telefon inteligjent, shikojmë nëse ka harduer të mirë, ekran të madh, procesor të shpejtë, kamera të mirë etj. Disa të tjerë përqendrohen tek sistemi operativ, çmimi, bateria etj. Ka edhe të tjerë që zgjedhin pajisje me dy vende për karta SIM, por sa popullore është kjo veçori?

Sipas OpenSignal, vetëm 25% e pajisjeve Android ofrojnë dy vende për karta SIM. Kjo bazohet tek 1 milion përdoruesit e aplikacionit OpenSignal për pajisjet Android. Raporti tregon gjithashtu se kjo veçori është më popullore në Nigeri, pastaj në Bangladesh, Tanzani dhe Guatemala.

Ndërsa në Norvegji, pajisjet me dy vende për karta SIM pothuajse nuk ekzistojnë fare, duke zënë jo më shumë se 1% të tregut. Sa i përket pajisjeve më popullore me dy karta SIM, Samsung zë vendin e parë me Galaxy Core, Galaxy Win Duos dhe Galaxy S Duos. Nokia gjithashtu bën pjesë në listë me telefonin Nokia XL.

Telefonat që ofrojnë dy vende për karta SIM lejojnë përdoruesin që të ketë të aktivizuar më shumë se një kartë SIM në të njëjtën kohë. Përdoruesi mund të marrë mesazhe tekst nga të dyja kartat SIM dhe mund të zgjedhë të bëjë thirrje telefonike me njërën prej tyre. /krokodili.al/

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat