Pronarë të BMW-ve, kujdes nga hakerat

Teknologji

Pronarë të BMW-ve, kujdes nga hakerat

Më: 31 janar 2015 Në ora: 00:41

Klubi i njohur i shoferëve në Gjermani, ADAC, ka paralajmëruar të gjithë pronarët e makinave BMW.

Ata thonë se makinat mund të hapen me shumë lehtësi me anë të celularëve, duke përdorur sistemin ConnectedDrive.

Sulmi nuk lë asnjë gjurmë dhe zgjat pak minuta.

Në mbarë botën janë prekur 2.2 milionë makina BMW që e kanë sistemin ConnectedDrive.

ADAC e ka zbuluar problemin që vitin e shkuar, por ka reaguar tani publikisht.

BMW thotë se do e zgjidhë këtë problem brenda pak ditësh.

Kompania thotë se asnjë makinë nuk duhet të vijë në servis, pasi softueri do të përditësohet vetë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat