"Paraliza" e Facebook, ironi në Twitter

Teknologji

"Paraliza" e Facebook, ironi në Twitter

Më: 30 janar 2015 Në ora: 22:34

Mosfunksionimi për gati 40 minuta i rrjetit social Facebook, ka shkaktuar edhe reagime në Twitter. Përdoruesit nën hashtagun #facebookdown, kanë pasyqruar ironitë e tyre pasi nuk mund të lidheshin me faqen e tyre në Facebook. "Facebook dhe Instagram janë down, mos u shqetësoni, do të shkruaj këtu se çfarë jam duke ngrënë", shkruan një përdorues.

Rrjeti social bën të ditur se nuk bëhej fjalë për një sulm ndaj faqes, siç u pretendua, por një problem teknik.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat