Google gjeneron 66 miliardë dollarë të hyra, 18 miliardë për 4 muaj!

Teknologji

Google gjeneron 66 miliardë dollarë të hyra, 18 miliardë për 4 muaj!

Më: 30 janar 2015 Në ora: 17:51

Google sapo ka prezantuar rezultatet e saj financiare, të plota për vitin 2014, ndërsa gjiganti i kërkimit dhe platforma e saj mobile Android kanë treguar rritje në të ardhura për tremujorin e fundit dhe vitin e plotë.

Të ardhurat e Google për 2014 arritën në në 66 miliardë dollarë, apo 19 për qind më shumë sesa periudha e njëjtë e vitit të kaluar, ndërsa të ardhurat e tremujorut të fundit të vitit kanë arritur në 18.1 miliardë dollarë, apo 15 përqind më shumë nga viti në vit.

Faqet në pronësi të Google kanë gjeneruar 12.43 miliardë dollarë në të ardhura, apo 18 për qind, ndërsa faqet partnere të saj kanë gjeneruar 3.72 miliardë dollarë, apo 6 për qind më shumë.

Më tej, Google ka thënë se i ka shtuar edhe 2000 punëtorë të rinj për katër muajt e fundit të vitit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat