Videoja e re zbulon përditësimin e kamerës GoPro HD

Teknologji

Videoja e re zbulon përditësimin e kamerës GoPro HD

Më: 30 janar 2015 Në ora: 16:01

GoPro pritet që t’i përmirësojë aftësitë e incizimit të ngadalësuar.

Brent Rose nga Gizmodo e postoi së pari këtë pamje, që tregon përmirësimin që do t’i bëhet kamerës GoPro Hero4.

Ky përmirësim do t’i lejojë kamerës që të incizojë video në rezolucion të lartë në 240 korniza për sekondë.

Sipas faqes teknologjike, videoja ishte kapur në 240fps, dhe më pas ishte zvogëluar në atë shpejtësi për dhjetë herë. Përderisa kamera momentalisht lejon që të bëni video në incizim të ngadalësuar, nuk mund të bëni video të definicionit të lartë në incizim të ngadalësuar.

Videon nga ky përditësim mund ta shihni më poshtë:

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat