Nokia N1 sërish në treg më 26 shkurt

Teknologji

Nokia N1 sërish në treg më 26 shkurt

Më: 30 janar 2015 Në ora: 14:16

Tableti i Nokia-së, N1 që bazohet në Android pritet të jetë një pajisje shumë e famshme për kompaninë Nokia, e cila për një kohë ka pasur një krizë në shitjen e modeleve të reja të telefonave dhe tabletëve të saj.

Ndërsa tani modeli i ri i tabletit të Nokia-së posa vihet në dispozicion për shitje, duket se “zhduket” menjëherë, pasi që i njëjti është duke u shitur vetëm në tregun më të madh botëror, në Kinë.

Por me sa duket, Nokia ka vendosur që tabletin e saj ta lëshojë në shitje përsëri më 26 shkurt.

Tableti Nokia N1 ofron ekranin me diagonalen prej 7.9 inç në 2048 x 1536 piksel, me procesorin quad core Intel Atom në 2.3GHz.

Karakteristikat tjera të këtij tableti përfshijnë edhe 2GB RAM, kamerën e pasme me 8MP, atë të përparmen me 5MP si dhe versionin e fundit të Android, 5.0 Lollipop.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat