Snapchat bëhet edhe media

Teknologji

Snapchat bëhet edhe media

Më: 30 janar 2015 Në ora: 00:54

Aplikacioni i famshëm qe mundëson vetëfshirjen e mesazheve vetëm pak minuta pas dërgimit mendohet te hidhet edhe ne fushën e mediave.
Ne fakt kish pak kohe qe po flitej për këtë zhvillim te ri ne përmbajtjen e aplikacionit “fantazmë” dhe tani vjen edhe konfirmimi. Snapchat behet edhe media me funksione Discovery, qe praktikisht do te thotë se ndërmjet dy mesazheve do te ketë edhe lajme te shkurtra fale kjo edhe bashkëpunimit me gjigande te tille mediatikë si CNN, Cosmopolitan, ESPN dhe Vice. Kjo është bere e ditur nga vete administratoret e aplikacionit ne blog-un e tyre.

Sipas përshkrimit, nuk do te ketë ngjashmëri me rrjetet e tjera sociale, por do te ketë një tjetër qasje te tregimit te informacioneve. Me se shumti behet fjale për marrje informacionesh dhe njoftimesh te gatshme dhe çdo edicion Discover do te rinovohet çdo 24 ore, pasi sipas tyre, ajo qe sot përbën lajm, nesër kthehet ne histori.

Ndërkohë vazhdon zmadhimi dhe fuqizimi i aplikacionit Snapchat, qe konfirmon kështu edhe një here parashikimin e Zuckerberg kur vendosi qe te blejë atë për shifrën e “çmendur” prej 3 miliard dollarësh. Sot sipas përllogaritjeve, vlera e aplikacionit është rritur ne 10 miliard dollarë me mbi 100 milion perdorues dhe 486 milion dollarë te fituar vetëm ne raundin e fundit te financimeve. Se shpejti, aplikacioni me shume gjasa do te kuotohet edhe ne Burse.

Ne nëntor te vitit te kaluar, Snapchat hodhi ne treg edhe shërbimin e fundit Snapcash, qe aktualisht funksionon vetëm ne SHBA, me ane te se cilës mund te shkëmbehen edhe para, mjafton qe aplikacioni te lidhet me kartën e debitit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat