LG ka shitur 59.1 milionë telefona gjatë vitit të kaluar

Teknologji

LG ka shitur 59.1 milionë telefona gjatë vitit të kaluar

Më: 29 janar 2015 Në ora: 17:22

LG ka shumë për të festuar për rezultatet e saj financiare dhe arritjet e saj në tregun global, pasi që sipas këtyre rezultateve të publikuara thuhet se prodhuesi nga Korea e Jugut gjatë vitit 2014 ka shitur 59.1 milionë njësi të telefonave të mençur mobil, që paraqet një rritje prej 24 për qind nga viti i kaluar.

Fitim neto i kompanisë prej 474.8 milionë dollarësh shënoi një rritje prej 125 për qind nga 2013, ndërsa vetë të ardhurat e LG-së janë rritur me 1 për qind nga vitit 2013, për të shkuar në 55.9 miliardë dollarë.

LG ia ka atribuuar suksesin e saj rritjes në SHBA, vend në të cilin dërgesat e saj janë rritur me 78 për qind në tremujorin e katërt të vitit 2014, krahasuar me atë të 2013.

LG ka thënë se është e vendosur të përqëndrohet në "përmirësimin e fuqinë e markës së saj, të veprojë në mënyrë më efikase, dhe të jetë më e fokusuar në tregjet kyçe."

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat