Ja aplikacionet më të shkarkuara të Facebook-ut

Teknologji

Ja aplikacionet më të shkarkuara të Facebook-ut

Më: 29 janar 2015 Në ora: 17:18

Facebook zotëron aplikacionet Facebook, Facebook Messenger, WhatsApp dhe Instagram, të cilat ishin edhe katër aplikacionet më të shkarkuara në të gjithë botën, duke kombinuar shkarkimet në pajisjet iOS dhe Android për vitin 2014.

Sipas të dhënave nga App Annie aplikacioni që solli më shumë të ardhura gjatë vitit 2014 ishte Line, një shërbim japonez për dërgimin e mesazheve. Aplikacioni për lojëra, Line Play, ishte i treti sa i përket të ardhurave që solli, ndërsa Pandora u rendit i dyti.

Sa i përket lojërave, Clash of Clans gjeneroi më shumë të ardhura, edhe pse loja Candy Crush Saga ishte më e shkarkuara.

Shkarkimi i aplikacioneve u bënë në Google Play sesa në iOS, megjithatë aplikacionet iOS sollën më shumë të ardhura.

Google Play numëroi 60% më shumë shkarkime se iOS, ndërsa aplikacionet iOS gjeneruan 70% më shumë të ardhura.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat