Mbi 30% e përdoruesve të Facebook vijnë nga pajisjet mobile

Teknologji

Mbi 30% e përdoruesve të Facebook vijnë nga pajisjet mobile

Më: 29 janar 2015 Në ora: 12:11

Gjatë prezantimit të rezultateve të saj financiare, Facebook ka prezantuar edhe disa fakte interesane mbi mënyrat se si njerëzit e përdorin këtë rrjet social, dhe prej nga qasen në të.

Në tremujor, mbi 500 milionë njerëz nga totali prej 1.39 miliardë sa ka gjithsejt përdorues Facebook, e përdorin rrjetin social nga pajisja e tyre mobile, dhe kjo shifër është rritur për 26 për qind nga viti i kaluar.

Dhe kjo i bie që 37.8 për qind e përdoruesve të Facebook asnjëherë nuk qasen në rrjetin social nga kompjuterët e tyre desktop.

Ky numër përfshin edhe ata që e vizitojnë faqen përmes aplikacioneve dhe faqeve mobile, por përjashton numrin e njerëzve që vijnë nga Instagram dhe WhatsApp.

Në total, Facebook ka pasur 1.19 miliardë përdorues mujor aktiv mobil, që paraqet një rritje prej 13 për qind nga viti në vit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat