Nju Jork- LA për vetëm 2.5 orë

Teknologji

Nju Jork- LA për vetëm 2.5 orë

Më: 29 janar 2015 Në ora: 00:12

U bë më shumë se dhjetë vjet që Konkordi i famshëm u hoq nga qarkullimi, por tashmë një brez i ri avionësh supersonikë pritet të hidhen në qarkullim.

Ata do të kenë një shpejtësi dy herë më të madhe se avionët aktualë duke ulur dy herë kohën e fluturimit.

Fillimisht ata do të hidhen në treg vetëm për përdorim privat, dhe do të kenë shërbime klasi që vetëm të pasurit mund t’i përballojnë, por qëllimi është që në një të ardhme të arrijë deri te transporti i njerëzve të zakonshëm, me kosto të përballueshme.

Llogaritet që ky avion do të përgjysmojë fluturimin Nju Jork-Los Anxhelos, nga 5 orë në vetëm 2 orë e gjysëm.

Avioni do të mund të marrë deri në 80 pasagjerë dhe do të ketë tre motorë, një mbi pjesën e prapme, dhë dy do të jenë nën krahët, në mënyrë që të ulin oshëtimën e shpejtësisë së tij.

Ndërkohë edhe Airbus po bisedon me firmën e njohur të prodhimit të avionëve Aerion, për të krijuar një avion supersonik i cili do të kryejë fluturimin Nju Jork-Londër për tre orë dhe Nju Jork-Tokio jo më shumë se 6 orë.

Emri i avionit do të jetë AS2 dhe do të kushtojë rreth 100 milionë dollarë, dhe pritet të hidhet në treg në vitin 2019.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat