Acompli: Posta elektronike inteligjente e Microsoft

Teknologji

Acompli: Posta elektronike inteligjente e Microsoft

Më: 28 janar 2015 Në ora: 15:03

Sado që të përpiqemi ne e kemi shumë të vështirë të largojmë zakonin tonë lidhur me postën elektronike. Ne përqafojmë rrjetet sociale për bashkëpunim, përdorim SharePoint për produktivitet dhe shpërndarje dokumentesh, përdorim Skype për të qenë më afër dhe më të lidhur me kolegët tanë në çdo anë të botës. Por gjithsesi në fund të ditës ne të gjithë përfundojmë duke kontrolluar postën tonë elektronike, prandaj edhe kjo gjë e ka bërë e-mailin të jetë një mënyrë e përbashkët komunikimi mjaft popullor i të gjithë profesionistëve në marrëdhënie pune. Një gjë mjaft e rëndësishme për të është fakti se duke qenë kaq i përdorshëm, shërbimi i postave elektronike duhet gjithashtu të ketë një mënyrë funksionimi të mirë, edhe pse për fat të keq nuk mund të themi se kjo gjë ndodh në telefonët tanë inteligjentë.

Sillni në mendje një aplikacion i cili është përpjekur ta ndryshojë këtë gjë. Acompli u ndërtua fillimisht me qëllimin e ofrimit të një poste elektronike inteligjente në pajisjet tona celulare, sidomos në iOS dhe Android. Por Dhjetorin e kaluar, gjigandi Microsoft lajmëroi blerjen e Acompli ku mbetet për tu parë vijueshmëria e aplikacionit.

Ka një numër të lartë individësh të cilët pjesën më të madhe të kohës shfrytëzojnë një telefon për të kryer punët për shkaqe të ndryshme. Posta elektronike në pajisjet me sistem operativ iOS mund të shikohet thjesht si një version i Apple Mail madje ende ka nga ata përdorues të cilët e quajnë atë Mail.app(shërbimi standart i postës elektronike të Apple). Gjithashtu edhe aplikacioni standart email për Mac OS X ka avantazhe lidhur me kontrollin e mesazheve të ardhura në mënyrë të shpejtë, fshirjen e mesazheve spam si dhe në kthimin e përgjigjeve të shpejta të cilat kanë një limit karakteresh në gjatësi. Krahasuar me paisjet mobile, në desktop ju mund të caktoni një sërë funksionalitetesh duke zgjedhur përmes një game të gjerë mesazhesh, vendosur rregulla, caktuar takime bazuar në e-mail-et, bashkëngjitur fotografi, ngarkuar imazhe apo edhe lloje të tjera dokumentesh etj.

Qëllimi i Acompli është të bëjë të mundur që edhe klientët të cilët aksesojnë emailin nëpërmjet telefonit të kenë akses mbi ato funksionalitete që ofron edhe në një kompjuter desktop. Por a do ja arrijë të bëjë realitet një gjë të tillë?

Aplikacioni Acompli funksionon me Microsoft Exchange, Office 365, Google Apps, Gmail, iCloud, Yahoo, Outlook.com, Hotmail, MSN dhe Live, duke mbuluar me shërbim pjesën më të madhe të korporatave. Acompli gjithashtu funksionon edhe në telefonët dhe tabletët të cilët operojnë me iOS 8 dhe Android 4.0.

Qëllimi i Acompli, është t’ju mundësojë përdoruesve një postë elektronike inteligjente duke ofruar që të gjitha funksionalitetet që ka një shërbim i tillë jo vetëm ne desktop por edhe në telefonët tanë. Dhe aktualisht e gjitha kjo që përmendëm është falas (edhe pse pritet që Microsoft ta ndryshojë një gjë të tillë, ose që ndoshta ta përfshijë në paketën Office 365).

Ju mund ta shkarkoni Acompli në App Store dhe në Google Play, mjafton të kërkoni për fjalën Acompli dhe aplikacioni do të shfaqet në rezultatet e kërkimit.

Menjëhere pasi të keni shkarkuar Accompli ju do të vëreni disa karakteristika. Fillimisht do të shikoni integrimin midis ndërfaqes së emailit dhe kalendarit. (Foto1) Kjo foto ju tregon një funksionalitet të veçantë të këtij aplikacioni. Nëse dikush ju kërkon një takim, Acompli kontrollon kalendarin tuaj për t’ju rekomanduar një orar dhe kohëzgjatjen e takimit. Që në momentin që ju ndërlidhni Acompli me postën tuaj elektronike, fillon edhe koordinimi me kalendarin. Falë Acompli, ju do të keni më nevojë për aplikacionin karakterstik të kalendarit në smartfonin tuaj.

(Foto 2)Pasi të njiheni më tepër me shërbimin që ofron Acompli, do të vëreni edhe mënyrën e kategorizimit të mesazheve. Aplikacioni zgjedh mesazhet e rëndësishme për ju, duke e mësuar këtë gjë nga emailet të cilëve ju i përgjigjeni më shpejt dhe atyre të cilën rrinë të palexuar për një kohë relativisht të gjatë. Kjo ajo është që që ne quajmë një postë elektronike inteligjente.

Integrimi me OneDrive, Dropbox dhe GoogleDrive mbetet një funksionalitet mjaft i dobishëm për Acompli.

Por pa dyshim siguria dhe kostoja mbeten shqetsimet kryesore lidhur me një aplikacion të tillë. Por Acompli i adresohet në këtë mënyrë këtyre shqetësimeve, “Ne ju inkurajojmë të na kontaktojë manaxheri juaj i IT në këtë adresë [email protected]. Ata do të ngelen vërtet të kënaqur.” Kurse përsa i përket kostos, aktualisht është falas dhe ofrimi falas i një shërbimi ose aplikacioni do të thotë se produkti i vërtetë jemi ne.

(PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat