Apple publikon iOS 8.1.3 duke reduktuar hapësirën e nevojshme të të dhënave për përditësimet

Teknologji

Apple publikon iOS 8.1.3 duke reduktuar hapësirën e nevojshme të të dhënave për përditësimet

Më: 28 janar 2015 Në ora: 15:01

Kompania Apple sapo ka lançuar versionin më të ri të sistemin të saj operativ iOS 8.1.3 për pajisjet iPhone, iPad dhe iPod. Gjëja më e rëndësishme që ofron ky përditësim është madhësia e hapsirës që nevojitet për përditësimet.

Më përpara përditësimet kërkonin një sasi më të madhe hapësire për tu instaluar saqë pajisjet iOS me 8 GB dhe 16 GB nuk mund t’ja ofronin. Si rezultat i kësaj adoptimi i iOS 8 ka qënë më i ngadaltë se versionet e tjera të platformës.

Apple nuk ka zbuluar se me sa është reduktuar hapësira që nevojitet por përdoruesit kanë raportuar se për të instaluar këtë përditësim në një iPad duhen vetëm 445MB të lira. Për të reduktuar këtë hapsirë, iOS 8.1.3 ka korigjuar disa probleme lidhur me Apple ID, opsionin multitasking dhe kërkimet Spotlight. Përditësimi tashmë është i disponueshëm për shkarkim. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat