Meizu M1 Note Mini kushton 112 dollarë

Teknologji

Meizu M1 Note Mini kushton 112 dollarë

Më: 28 janar 2015 Në ora: 12:05

Dje gjatë ditës, telefoni i mençur nga Meizu - M1 Note Mini është paraqitur online, ndërsa tani telefoni i mençur në variantin mini është zyrtarizuar nga kompania.

Meizu M1 Note Mini sjell ekranin me diagonalen prej 5 inç në HD me rezolucionin prej 1280 x 768 pikselëve, ndërsa pajisja mbështetet nga procesori quad core MT6732 64-bit.

Karakteristikat tjera të Meizu M1 Note Mini përfshijnë edhe 1GB RAM dhe 8GB memorie të brendshme e cila mund të zgjerohet deri në 128GB përmes portit për microSD.

Meizu M1 Note Mini sjell kamerën e përparme me 5MP, atë të pasmen me 13MP dhe ndriçuesin LED.

Telefoni sjell rrjetin 4G LTE, ËiFi, GPS dhe baterinë me 2160 mAh, ndërsa çmimi i kësaj pajisje është 112 dollarë dhe i njëjti do të debutojë në treg me 5 shkurt.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat