Kaspersky parashikon se pas smartfonëve hakerat do të sulmojnë televizorët inteligjent

Teknologji

Kaspersky parashikon se pas smartfonëve hakerat do të sulmojnë televizorët inteligjent

Më: 28 janar 2015 Në ora: 00:23

Duket se hakerat po kërkojnë horizonte të reja për të përmbushur veprimtaritë e tyre. Sipas firmës të sigurisë kibernetike Kaspersky, hakerat arritën të kishin akses edhe në smarfonët e Apple dhe rradhën e kanë televizorët inteligjent.

Në të ardhmen e afërt ata do të kenë mundësi të interferojnë brenda funksionaliteteve të televizorëve inteligjent dhe ti kërkojnë përdoruesve para në këmbim të zhbllokimit të televizorëve.

Kriminelët gjithashtu mund ta shohin këtë si një mundësi për të vjedhur para nga llogaritë online të abonentëve ose të përdorin kamerën e televizorit për të regjistruar fshehurazi përdoruesit e tyre. Laboratori rus Kaspersky mund të mos ketë aq shumë sukses këtë vit duke qënë se çdo ditë e më shumë kompanitë po aplikojnë softwerët e piratuar. Vetëm Rusia zë 15% të tregut të Kaspersky. (PC World Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat