Këta telefona realizuan bisedën e parë telefonike para 100 viteve

Teknologji

Këta telefona realizuan bisedën e parë telefonike para 100 viteve

Më: 26 janar 2015 Në ora: 15:45

Bërja e një bisede telefonike nga Nju Jorku në Kaliforni nuk llogaritet si diçka madhështore këto ditë, por ta bëje këtë më 1915 sigurisht se ishte diçka e jashtëzakonshme.

Pretendoni se jeni në vitin 1915, ku një bisedë verbale përmes telefonit që përshinte kontinentin ishte një arritje e pabesueshme teknologjike.

Dita e diele shënoi 100 vjetorin e asaj që njihet si “thirrja e parë transkontinentale me telefon”, i bërë nga shpikësi ikonik i komunikimit Alexander Graham Bell, nga New York tek asistenti i tij Thomas Watson në San Francisko.

Telefonata gjithashtu përfshinte edhe presidentin Woodrow Wilson, i cili ishte në Shtëpi të Bardhë, dhe presidentin e AT&T Theodore Vail në Gjeorgji.

Linja e parë ceremoniale transkontinentale ishte hapur më 25 janar, 1915. Bell ishte gjithashtu prapa thirrjes së parë telefonike të të gjitha kohërave, që u bë më 10 mars, 1876 – 39 vite para bisedës transkontinentale.

Biseda e parë telefonike ishte bërë në mes të Bell dhe asistentit të tij Watson. Fjalët e para që ishin thënë në këtë telefonatë ishin nga Bell, që i kishte thënë asistentit të tij: “z.Watson, ejani këtu”, “Eja këtu, dua të të shoh”.

AT&T ndërtoi gjithashtu sistemin e parë telefonik, i cili përfshinte 130,000 pole telefonike dhe 2,500 tonë tela bakri që shtriheshin në 3400 milje, transmeton Lajmi.net.

E gjitha kjo për një bisedë katër-palëshe përmes telefonit – një rrugë mjaft e gjatë nga të qenit në gjendje për të përdorur tash FaceTime në iPhone.

Telefonat historik janë shfaqur që nga 22 janari për t’u parë në San Francisko.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat