Facebook Lite zyrtarisht në dispozicion për telefonat e lirë Android

Teknologji

Facebook Lite zyrtarisht në dispozicion për telefonat e lirë Android

Më: 26 janar 2015 Në ora: 15:06

Të gjithë e dimë që jo të gjithë telefonat e mençur mobil në Android janë të njëjtë, sepse në disa tregje prioritet është kostoja, dhe jo specifikat e avancuara.

Por, një kosto më e ulët e telefonit nënkupton se edhe specifikat e asaj pajisje mobile janë më të thjeshta dhe më pak të fuqishme.

Për ta adresuar këtë problem, rrjeti më i madh social në botë – Facebook.com ka krijuar një versiont të lehtë të Facebook, të cilin e ka quajtur “Lite” dhe të cilin e ka vënë në dispozicion të telefonave të thjeshtë mobil, të cilët nuk kanë karakteristika të avancuara dhe më pak memorie për aplikacione të mëdha, në mesin e të cilëve hyn edhe ai i Facebook.

Aplikacioni i ri, Facebook Lite është krijuar dhe dizajnuar për telefona më të thjeshtë mobil, të cilët operojnë në tregje në zhvillim dhe lidhen në internet kryesisht përmes rrjetit 2G.

Aplikacioni i Facebook Lite është aktualisht në dispozicion vetëm në tregje të tilla si Bangladeshi, Nepali, Nigeria, Afrika e Jugut, Sudani, Sri Lanka, Vietnami dhe Zimbabve. I njëjti “peshon” rreth 252KB për tu shkarkuar dhe me sa duket është optimizuar për rrjetet e ngadalshme të internetit në mobil.

Gjithashtu është thënë se aplikacioni do të jetë efikas në aspektin e konsumimit të pakos së internetit në telefonin tuaj mobil, që në të vërtetë është një gjë e mirë pasi ka ende disa tregje në të cilat interneti në mobil ofrohet me çmim shumë të shtrenjtë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat