Këto janë funksionalitetet më të mrekullueshme të orës inteligjente Apple Watch

Teknologji

Këto janë funksionalitetet më të mrekullueshme të orës inteligjente Apple Watch

Më: 25 janar 2015 Në ora: 13:35

Edhe pse ora inteligjente Apple Watch do të lançohet në muajt e ardhshëm, ne ende nuk kemi një fotografi të kompletuar të funksionaliteteve të saj. Pritet që kompania Apple të mbajë një event për të na treguar më tepër lidhur me të. Prandaj ne dëshirojmë t’ju tregojmë gjërat më të rëndësishme të cilat Apple Watch mund t’i bëjë, karakteristika të cilat Apple i ka bërë publike deri në këtë moment.

Gjëja më e rëndësishme: The Apple Watch është një orë, dhe ju mund të zgjidhni se çfarë pamje ajo mund të marrë.

Fitnesi zë një pjesë të rëndësishme në Apple Watch. Ajo mund të lexojë pulsin tuaj të zemrës përmes katër sensorëve që gjenden në pjesën e pasme të pajisjes.

Aplikacioni i fitnesit do t’ju inkurajojë juve të arrini qëllime të caktuara gjatë ushtrimeve fizike apo të qëndruarit në vend.

Mund të marrim si shembull faktin se ora do t’ju dërgojë mesazhe lajmëruese në momentin kur keni shumë kohë që rrini në një vend të caktuar duke ju kujtuar që të ngriheni, pasi keni ndenjur ulur për një kohë të gjatë.

Ju mund edhe të mbani shënim se sa kalori keni djegur.

Ora ju tregon një rreth, i cili ngushtohet sa më tepër t’i afroheni qëllimeve tuaja ditore. Mbylli të gjithë rrathët e hapur dhe keni fituar çdo qëllim që keni vendosur për ditët tuaja.

Aplikacioni i fitnesit gjithashtu sinkronizohet me një aplikacion në iPhone-in tuaj, duke ju mundësuar kështu një paraqitje më të gjerë e më të detajshme të statistikave tuaja.

foto7Kjo është pamja kryesore e ekranit. Ajo ka në të çdo aplikacion. Duke rrëshqitur gishtin tuaj mbi ekran, mund të shikoni të gjithë aplikacionet e ruajtura në të.

foto8Nëse e shtypni atë rrethin që duket në foto ju ktheheni në ndërfaqen kryesore të orës. Me anën e rrotullimit të tij, ju mund të navigoni në softuerin e orës inteligjente Apple Watch.

Gjithashtu ju mund edhe të lexoni mesazhet e ardhura për ju.

Në Apple Watch ju mund edhe t’ju ktheni përgjigje këtyre mesazheve.

Kompania Apple ka menduar edhe për një set animacionesh të quajtura “emoji” të cilat dërgohen shpeshherë si zëvendësuese të teksteve të mesazheve.

Aplikacioni Maps funksionon gjithashtu edhe në Apple Watch.

Ju mund të ndiqni drejtimet e caktuara duke ndjekur udhëzimet në orën tuaj. Në momentin që ju duhet të merrni një kthesë ora do të dridhet lehtësisht.

Nëse shtypni butonin e vogël ngjitur me rrethin atëherë ju mund të shikoni kontaktet tuaja. Mjafton të prekni një kontakt dhe filloni bisedën me ta.

Një detaj shumë interesant në bisedën me miqtë tuaj është edhe fakti se ju mund të vizatoni diçka dhe ajo gjë do të shfaqet edhe në orën e tyre.

Ju mund të shpërndani me miqtë tuaj edhe statistikën e rrahjeve tuaja të zemrës, duke bërë që ora e tij të dridhet në sinkronizim me rrahjet e zemrës tuaj.

Gjithashtu ju mundeni edhe të pranoni telefonata e të filloni biseda me miqtë tuaj vetëm me anë të orës.

Edhe Siri funksionon në Apple Watch. Mjafton të bëni një pyetje ashtu siç bëhet edhe në iPhone.

Ju mund të shikoni edhe fotot tuaja të cilat i keni të ruajtura në iPhone.

Aplikacione të palës së tretë mund të shfaqin njoftimet e tyre në ekranin e orës Apple Watch. Por, është në dorën tuaj të vendosni se cilat keni dëshirë të shfaqen e cilat jo.

Zhvilluesit mund të përgatisin aplikacione për orën. Ja vlen të përmendet këtu fakti që BMW po krijon një aplikacion i cili ju jep juve statistika lidhur me makinën tuaj.

Ju mundeni gjithashtu të aksesoni edhe informacione lidhur me fluturimin tuaj.

Një game të gjerë funksionalitetesh të tjera në orë do të kontrollohen nga aplikacioni shoqërues në pajisjen tuaj iPhone.

Ju do të mundeni të kryeni pagesat përmes Apple Pay.

Apple Watch vjen për përdoruesit në dy masa.

Kompania Apple thotë se kjo orë duhet të karikohet çdo natë. Ajo vjen e shoqëruar me një karikues.

Pas lançimit të Apple Watch, pritet që edhe palët e treta të të krijojnë pajisje të ngjashme. Por markat do të bëjnë diferencën. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat