Indonezia është lider botëror në aksesin e Facebook përmes telefonëve

Teknologji

Indonezia është lider botëror në aksesin e Facebook përmes telefonëve

Më: 24 janar 2015 Në ora: 23:55

Indonezia udhëheq botën. Kjo vlen në aspektin e përqindjes së përdoruesve të Facebook, të cilët e aksesojnë këtë rrjet social nëpërmjet telefonit.

Ky informacion vjen si një raport nga një firmë kërkimore, eMarketer e cila ditën e enjte ka nxjerrë përfundimin se 92,4% e përdoruesve të Facebook në vend, pra 62,6 milionë njerëz, shfletojnë në këtë rrjet social me anë të telefonit të tyre për të paktën një herë në muaj. Në vitin 2013 kjo përqindje ka qenë 77,7 % dhe vitin e kaluar ka qenë 88,1%.

Facebook, rrjeti i cili ka rreth 1.35 miliardë njerëz të cilët e aksesojnë çdo muaj atë, nuk raporton asnjë listë renditje lidhur me përdoruesit në çdo vend.

Firma eMarketer ka thënë se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë mbi 140 milionë përdorues të cilët aksesojnë Facebook çdo ditë, por vetëm 79,1% e tyre aksesojnë nga telefoni.

Përsa i përket pyetjes pse kaq shumë përdorues në Indonezi që aksesojnë Facebook nga telefoni, një përgjigje shumë e vërtetë dhe e thjeshtë është fakti se gjysma e popullsisë së saj është poshtë moshës 30 vjeçare, duke qenë shkak që një pjesë e madhe e tyre të jenë shumë aktivë në rrjetet sociale. Por edhe Twitter gëzon një popullaritet të lartë në këtë vend. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat