Zhvilluesit duhet të krijojnë aplikacione për Blackberry, shprehet ekzekutivi i kompanisë

Teknologji

Zhvilluesit duhet të krijojnë aplikacione për Blackberry, shprehet ekzekutivi i kompanisë

Më: 24 janar 2015 Në ora: 23:34

Zhvilluesve të aplikacioneve duhet t’u kërkohet të bëjnë aplikacione të mbështetura edhe nga Blackberry, është shprehur ekzekutivi i kompanisë. Në një letër të hapur drejtuar kongresmenëve, John Chen dha mendimin se rivalët duhet të detyrohen të bëjnë aplikacionet e tyre shumë popullore të disponueshëm edhe për Blackberry. Ai gjithashtu shprehej se firmat e tjera së bashku me zhvilluesit po e “diskriminojnë” Blackberry-n duke mos krijuar aplikacione për këtë të fundit.

Zoti Chen tha se neutraliteti duhet të jetë i përhapur gjithandej. Ai pretendon në letrën e tij se kompanitë duhet të detyrohen ligjërisht të ndërtojnë versione të programeve të tyre njësoj të disponueshme nga çdo lloj pajisjeje. Situata e tanishme , sipas Chen, është diskriminuese duke qenë se disa zhvillues nuk po ndërtojnë versione të aplikacioneve më popullore për disa firma të caktuara, si Blackberry në këtë rast.

Si një shembull, ai theksoi faktin se përdoruesit e Blackberry-t nuk kanë të disponueshëm një version të vetin të përdorimit të iMessage nga Apple apo të Netflix, ndërkohë që shërbimi BBM i Blackberry është i disponueshëm si në iOS ashtu edhe në Android.

(PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat