Google ka në plan të ofrojë shërbimet wireless

Teknologji

Google ka në plan të ofrojë shërbimet wireless

Më: 24 janar 2015 Në ora: 10:10

Kompania Google ka vendosur para vetes një sfidë të re. Në planet e saj afatshkurtra përfshihet ofrimi i shërbimit wireless tek konsumatorët drejtpërdrejt nga Google. Pra Google do të funksionojë si një operator rrjeti virtual interneti i cili do të blejë internetin nga kompanitë Sprint dhe T-Mobile për ta shitur atë nën markën e tij. Këtë shërbim aktualisht në Shtetet e Bashkuara e ofrojnë dhe shumë firma të tjera po sipas The Wall Street Journal kjo është diçka shumë e rëndësishme për Google pasi do të rrisë kontrollin e kompanisë në treg.

Sprint ka nënshkruar një marrëveshje me Google sipas të cilës ajo do ti ofrojë kësaj të fundit rrjetin e internetit por nëse ky shërbim përdoret nga një numër i madh përdoruesish, të dyja palët do të kenë mundësi të rishikojnë termat e marrëveshjes. Marrëveshja e Google e quajtur ndryshe MNVO u raportua për herë të parë nga The Information. Ky plan ka të ngjarë të realizohet shumë shpejt brenda këtij viti dhe testimet kanë filluar. Nëqoftëse Google do të arrijë të realizojë këtë projekt atëherë kompanitë e tjera të ofrimit të këtij shërbimi do u duhet të përballen me një konkurrent të fuqishëm. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat