Lenovo, telefoni me bateri që zgjat 48 orë

Teknologji

Lenovo, telefoni me bateri që zgjat 48 orë

Më: 25 dhjetor 2014 Në ora: 15:54

Dëshironi të shpenzoni shumë kohë me telefonin tuaj, por keni frikën e baterisë!!

Epo pavarësisht se përdorimi i Wi-Fi, internetit me Youtube apo rrjetet sociale, harxhon shumë bateri, tashmë mbërrin zgjidhja juaj.

Lenovo është telefoni inteligjent i cili do të eliminojë këtë problem, pasi bateria e tij është me kapacitet 4000mAh dhe thuhet se do të zgjasë për 46 ditë.

Telefoni inteligjent, i quajtur Lenovo P70t, do të dalë së shpejti në treg. Ai përmban ekran 5 inç me rezolucion 720 x 1280 pikselë, procesorin MediaTek me arkitekturë 64-bit LTE, 1GB RAM, 8GB hapësirë të brendshme, që mund të zgjerohet nëpërmjet kartës microSD, kamera të pasme 13 megapikselë dhe kamera frontale 5 megapikselë.

Përmasat e këtij telefoni janë 142mm x 71.8mm x 8.9mm. Telefoni inteligjent Lenovo P70t ka marrë certifikimin nga TENNA kineze. Ai do të vijë në ngjyrë të bardhë dhe të zezë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat