Apple refuzoi ofertën nga Sony Pictures për filmin “The Interview”

Teknologji

Apple refuzoi ofertën nga Sony Pictures për filmin “The Interview”

Më: 25 dhjetor 2014 Në ora: 09:46

New York Times ka raportuar se Sony Pictures i kishte ofruar kompanisë Apple mundësinë e dhënies së filmit “The Interview” në iTunes. Ky film përmban aktorët e mirënjohur James Franco dhe Seth Rogen (pritet gjithashtu të luajë edhe tek filmi për Steve Jobs) si një talk-show lidhur me vrasjen e diktatorit të Koresë së Veriut Kim Jong-Un.

Hakerët pas shkeljes dhe futjes pa autorizim në sistemin e Sony duke marrë disa terabyte informacion, kërcënuan gjithashtu çdo teatër që do të jepte filmin. Zinxhirët e teatrove kombëtare u tërhoqën nga filmi ndaj dhe Sony fillimisht e anuloi filmin “The Interview”.

Më pas studioja menjëherë filloi të kërkojë për shërbime të cilat mund ta transmetojnë filmin në kohë reale, përfshirë këtu edhe iTunes. Por kjo kërkesë nuk u mirëprit nga Kupertino. Gjithsesi lajmet më të fundit tregojnë që ky film kaq i diskutuar do të jepet sot online. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat