Mitashi vjen me smartphone vetëm për të luajtur

Teknologji

Mitashi vjen me smartphone vetëm për të luajtur

Më: 25 dhjetor 2014 Në ora: 00:00

Mitashi prezantoi telefonin inteligjent Play Thunderbolt me një levë për të luajtur dhe konsolën për lojëra, GameIn ThunderPro.

Telefoni inteligjent Play Thunderbolt ka ekran 5 inç HD, fuqizohet nga një procesor me shpejtësi 1.2GHz dhe kartën grafike PowerVR SGX 544 GPU me shpejtësi 544 MHz. Ai vjen me 1GB RAM, 16GB hapësirë të brendshme, e cila mund të zgjerohet deri në 64GB nëpërmjet kartës microSD, dhe ka rrjetin 3G dhe dy vende për karta SIM.

Ky telefon inteligjent ka një trup prej metali, altoparlantë të dyfishtë dhe bateri me kapacitet 4200mAh, që mund të zgjasë për disa orë. Nuk është bërë i ditur akoma sistemi me të cilin do të operojë, shkruan "krokodili"

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat