Apple do të lansojë tre iPhone në vitin 2015

Teknologji

Apple do të lansojë tre iPhone në vitin 2015

Më: 24 dhjetor 2014 Në ora: 18:39

Celularët iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus ishin të suksesshëm për Apple, por duket se kompania pritet që këtë sukses ta vazhdojë edhe gjatë vitit 2015 duke lansuar kështu tri pajisje të reja.

Sipas Timothy Arcuri, një analist në Cowen, Apple është duke punuar në një model 4 inç të iPhone të cilin me gjasë do ta lansojë gjatë vitit 2015.

Ai tha se është e mundur që Apple të lansojë tre versione të reja të iPhone gjatë vitit të ardhshëm, me një celularë të quajtur “iPhone 6S mini” prej 4 inç.

Ai thotë se celulari iPhone 6S mini do të jetë i ngjashëm me iPhone 5S, i cili ishte lansuar më 2013. Sidoqoftë, iPhone 6S mini mund të përmbajë një dizajn tjetër dhe ekrani i celularit do të mund të jetë i lakuar.

Përderisa Apple lanson dy celularë çdo vjet që nga viti 2013, viti 2015 mund të jetë një ndryshim për kompaninë dhe klientët e saj, të cilët do të kenë mundësi t’i shohin tri pajisje të reja nga Apple – iPhone 6S mini, iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat