MacBook Air me 12-inç modeli më i ri nga Apple

Teknologji

MacBook Air me 12-inç modeli më i ri nga Apple

Më: 23 dhjetor 2014 Në ora: 00:03

Prodhimi i Apple-it për MacBook Air me 12-inç dhe i orës së mençur Apple Watch pritet të fillojë në 2015. Sipas rrjetit të furnitorëve të Apple, MacBook Air me 12-inç do ta ketë procesorin e Intel, Broadwell, si dhe do të dallohet lehtë për dizajnin e ri super të hollë.

Pas lansimit në treg MacBook Air i ri pritet të ofrohet në sasi të kufizuara, për shkak të disa çështjeve me krijimin e komponentave të laptopit të Apple, i cili do të prodhohet nga Quanta Computer.

Apple përveç dizajnit super të hollë do të ofrojë dhe modelin më të ri të saj në 12” MacBook Air në ngjyrën e argjendtë, të artë, dhe atë hiri, me rastin e debutimit të tij në treg në mesin e vitit 2015".

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat