Sukseset teknologjike të vitit 2014

Teknologji

Sukseset teknologjike të vitit 2014

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 23:42

Avancimi i teknologjisë ka sjellë disa risi në jetën e përditshme të cilat e kanë përmirësuar atë.

Por krahas sukseseve ka pasur edhe një sërë dështimesh teknologjike të cilat ishin reklamuar me bujë.

Ja cilat janë disa nga sukseset teknologjike të vitit 2014.

Sukseset e vitit 2014:

Droni. Nuk bëhet fjalë natyrisht për dronin e Beogradit, por për ata që mund të kryejnë veprime të dobishme. Droni është përdorur masivisht këtë vit për fotografim nga ajri, monitorim ambienti, situata emergjencash, dërgesa ajrore etj.

iPhone6. Risia e Apple ka sjellë një shifër kolosale fitimesh. Nxjerrja në shtator e këtij telefoni ka rritur në total em 26 përqind fitimet e kompansë.

Privatësia në rrjet dhe Blackphone. Pas deklaratave të spiunit Snouden rrjetet sociale nisën t;a merrnin më seriozisht ruajtjen e privatësisë, një sukses ky për përdoruesit. Gjithashtu një risi ishte Blackphone, telefoni i papërgjueshëm. Mijëra copë u shitën në daljen e tij në korrik.

Instagram. Përsa u përket rrjeteve sociale ky vit që po lëmë pas ka qenë i shenjuar nga Instagram. 300 milionë përdorues dhe 70 milionë video dhe foto që ngarkohen çdo ditë. Ka lënë pas edhe Twitteri përpos një jetëgjatësie më të madhe.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat