Karroca e babagjyshit 300 mijë dollarë

Teknologji

Karroca e babagjyshit 300 mijë dollarë

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 00:41

Ne avancimin e teknologjisë duket se edhe Santa Klausi do të ketë një karrocë të re dhe moderne.

Kjo është karroca e tij 313 mijë dollarëshe e cila është super e sofistikuar.

Ajo është e përbërë nga GPS, kamera dhe sensorë.

Karroca ka një xham antiplumb në pjesën para si dhe ka një çati kabriole.

Kjo karrocë është dienjuar në Yorkshire në Britaninë e Madhe.

“Menduam se Santa Klausi kishte nevojë të ndjehej pak më komod me karroën e këtij, ndaj ndërtuam këtë”, tha duke qeshur një prej krijuesve të kësaj superkarroce.

Ajo është e pajisur me motor turbo dhe do të ketë një fuqi të jashtëzakonshme.

“Motori turbo mund të shërbejë nëse lodhen drerët”, thanë krijuesit e saj.

Ajo do të ketë të integruar edhe një sistem muzike.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat