Telefoni i ri i Asusit me kamerë të veçantë

Teknologji

Telefoni i ri i Asusit me kamerë të veçantë

Më: 21 dhjetor 2014 Në ora: 20:15

Asusi ka treguar telefonin e saj të ri të cilin pritet ta lansojë në Las Vegas në konferencën CES që mbahet në fillim të janarit.

Përmes një fotografie shihet Zenfone i ri i cili ka kamerë të dyfishtë në pjesën e prapme.

“Shiko atë që tjerët nuk munden” është përshkrimi i fotografisë që tregon se kamera e pajisjes së re do të jetë më e veçantë.

Nuk dihet çfarë specifika do të ketë Zenfone i ri megjithatë raportohet se do të përdoret për fotografitë 3D, dhe do të ketë fokus më të mirë.

CES nis më 6 janar dhe pritet që ditën e parë të shpaloset telefoni i ri i Asusit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat