Blackberry dhe Boeing bashkojnë forcat në prodhimin e një telefoni të sigurisë së lartë

Teknologji

Blackberry dhe Boeing bashkojnë forcat në prodhimin e një telefoni të sigurisë së lartë

Më: 21 dhjetor 2014 Në ora: 15:58

Blackberry po punon se bashku me kompaninë e prodhimit të avionëve komercialë Boeing në një projekt që ka për synim të krijojë një smartfon Android të sigurisë së lartë. Këto informacione vinë nga shefi ekzekutiv i kompanisë mobile kanadeze, John Chen.

Telefoni i cili do të zhvillohet nga kompania ajrore Boeing, e cila njihet mjaft mirë për prodhimin e avionëve komercial dhe luftarak, ka aftësi vetëshkatërruese. Ky smartfon është i aftë të kryejë thirrje të enkriptuara dhe destinacionet e tij janë agjencitë qeveritare me qëllim ofrimin e një komunikimi të sigurtë.

“Jemi të kënaqur të njoftojmë bashkëpunimin me kompaninë Boeing me synim ofrimin e një produkti mobil të sigurisë së lartë për pajisjet Android bazuar në platformën BES 12,” tha CEO i Blackberry-t, John Chen në një thirrje telefonike. Më pas ai citoi duke thënë, “Kaq më lejohet të them,” duke lënë të kuptohet fshehtësi mbi të cilin po realizohet ky projekt për agjencitë shtetërore.

Shërbimi për ndërmarrjet, BES 12, do ti lejojë përdoruesit që të sigurojnë dhe menaxhojnë jo vetëm telefonët Blackberry, por edhe ato të konkurrentëve që funksionojë me sisteme operative të Google Android dhe Apple iOS. Telefoni Boeing ofron mbështetje për dy karta SIM, kështu përdoruesit do të mund të aksesojnë rrjete të shumëfishta. Madje ky telefon do të ketë akes në disa sensorë biometrikë dhe gjithashtu akses në rrjetet satelitore. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat