Raport: Lançimet e telefonëve të Ubuntu shtyhen për vitin tjetër

Teknologji

Raport: Lançimet e telefonëve të Ubuntu shtyhen për vitin tjetër

Më: 21 dhjetor 2014 Në ora: 14:19

Nuk ka mbetur shumë kohë para se ky vit të përfundojë ndaj nuk na duket e çuditshme që kompania Canonical, partnere me Ubuntu, lajmëroi se smartfonët Ubuntu do të vinë vitin tjetër. Pajisjet e para të Ubuntu priteshin të lançoheshin brenda këtij viti, por mesa duket kjo nuk është e mundur.

Zëvendës presidenti i Canonical, Cristian Parrino deklaroi për PCWorld se kjo kompani po vazhdon të punojë me partner si Meizu etj, për të sjellë sa më shpejti të jetë e mundur telefonët Ubuntu në tregun europian dhe atë kinez. Ajo që u vu re ishte se ai nuk përmendi lançimin e këtyre telefonëve në Shtetet e Bashkuara. Parashikohet që këto pajisje të kushtojnë nga 200$ – 400$.

PCWorld mësoi nga Parrino se disa nga pjesët e prodhuara që do të përdoreshin për ndërtimin e këtyre telefonave nuk ishin brenda standardeve të Canonical dhe kjo gjë u bë shkak i vonesës. Ai gjithashtu deklaroi se kjo kompani nuk do të lançojë një produkt të një cilësie jo të lartë ndaj do të sigurohet që çdo gjë të jetë në rregull. (PC World Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat