Përditësimi Lumia Denim i disponueshëm në Lumia 820, injorohet Lumia 930

Teknologji

Përditësimi Lumia Denim i disponueshëm në Lumia 820, injorohet Lumia 930

Më: 21 dhjetor 2014 Në ora: 14:17

Microsoft njoftoi ditën e premte se dy smartfonë Lumia, mesatarë për nga çmimi dhe hardueri, do të marrin përditësimin Denim në vetëm pak ditë. Ndërsa ata që zotërojnë një telefon Lumia 930 (Lumia Icon në SHBA) duhet të presin deri në ditët e para të 2015, dhe me këtë Microsoft sapo ka thyer një premtim.

Kompania lajmëroi se modelet Lumia 820 dhe Lumia 925 do të marrin përditësimin Denim së shpejti. Telefonët janë të vjetër që të dy: Lumia 925 daton nga qershori i 2013, dhe Lumia 820 daton nga korriku i 2013. Dhe ajo që ne na shqetëson është se një telefon më i ri dhe shumë më i mirë se alternativat e tjera si Lumia 930, duhet të presë deri në ditët e para të 2015.

Për rikujtim, Microsoft premtoi se përditësimi Denim (Windows Phone 8.1 Upadate plus disa veçori specifike të kamerës) do të mbërrinte në telefonët tanë brenda tre mujori të fundit të 2014).

Telefonë specifikë si Lumia 930, Lumia Icon, Lumia 1520 dhe Lumia 830, eventualisht do të marrin përditësimin e aplikacionit tashmë të quajtur Lumia Camera (më parë Nokia Camera), i cili mundëson kapje më të shpejtë të imazheve dhe aftësi për të regjistruar video 4K. Dhe për të mos përkeqësuar edhe më tej neglizhencën e Microsoft, version amerikan i Lumia 930 (Lumia Icon) ka ngecur akoma me Windows Phone 8.

Çfarë është për tu shqetësuar më tepër ? Problemi është i thjeshtë, Lumia 930 është telefoni më i mirë që ka në dispozicion Microsoft, megjithëse është afro 8 muaj i vjetër. Nëse telefonët më të mirë të kompanisë nuk gjenden në rreshtin e parë të përditësimeve kur ata janë të disponueshme, atëherë Microsoft sepse humb disa konsumatorë. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat