Konferenca e ardhshme f8 e Facebook do të mbahet në datat 25-26 mars 2015

Teknologji

Konferenca e ardhshme f8 e Facebook do të mbahet në datat 25-26 mars 2015

Më: 21 dhjetor 2014 Në ora: 14:17

Duket se Facebook ka shumë lajme për të na dhënë ndaj nuk mjafton një ditë e vetme për të gjitha këto. Për këtë arsye Facebook ka lajmëruar se konferencën e ardhshme kompania do ta mbajë në datat 25 dhe 26 mars të vitit 2015, pra në dy ditë në Fort Mason Center në San Francisco. Ndërsa regjistrimet për ata që duan të jenë pjesëmarrës në këtë konferencë do të hapen në fillim të 2015.

Kompania ka shpjeguar se komuniteti i zhvilluesve të Facebook sot është më i madh se kurrë. Rrjeti i produkteve të kompanisë është zgjeruar në fusha të reja dhe ndaj ka aq shumë lajme për të dhënë sa nuk mjafton një konferencë brenda një dite.

Dita e dytë do të thotë se është dyfishuar seksioni i teknikave, produktet dhe eksperiencat e komunitetit të zhvilluesve të kompanisë. Kjo konferencë ndjek konferencat e mbajtura në vitin 2011 dhe 2014 në qendrën Concourse. CEO i Facebook, Mark Zuckerberg deklaroi se konferenca të tilla do të mbahen më shpesh në vitet në vijim. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat