Samsung Z1 Tizen do të prezantohet në janar?

Teknologji

Samsung Z1 Tizen do të prezantohet në janar?

Më: 21 dhjetor 2014 Në ora: 11:03

Me sa duket, Samsung përfundimisht mund ta lëshojë modelin e saj të vonuar të telefonit – modelin Z1, i cili bazohet në sistemin operativ të kompanisë jugkoreane të njohur si Tizen.
Sipas gazetës koreane The Economic Daily thuhet se lansimi i modelit të ri të telefonit të Samsung do të ndodhë më 18 janar 2015 në Indi fillimisht, në vendin që duhej të lëshohej këtë muaj.

Burimi i njëjtë i lajmit thotë se kostoja e këtij modeli të telefonit nuk do ta tejkalojë shumën prej 90 dollarëve, dhe shitja e tij do të bëhet online dhe rrjeteve tjera të shitjes së Samsung.

Edhe më herët ishte konfirmuar se Samsung Z1 do të jetë një model bazik i telefonit, që synon të depërtojë më lehtë në tregjet në zhvillim.

Samsung Z1 në Tizen do ta ofrojë ekranin me diagonalen prej 4” në 480 x 800 piksel, me procesor dual-core Spreadtrum në 1.2 GHz. Telefoni do ti ofrojë edhe lidhjet për rrjetet 3G, Wi-Fi, SIM të dyfishtë, kamerën e pasme me 3.2 MP, VGA përpara dhe 512 MB RAM.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat