Xbox One përditësohet me 5 aplikacione të reja, ndër to dhe Pandora

Teknologji

Xbox One përditësohet me 5 aplikacione të reja, ndër to dhe Pandora

Më: 20 dhjetor 2014 Në ora: 23:08

Një sërë aplikacionesh janë të disponueshmë që nga dita e sotme për Xbox One. Ndër to përfshihet dhe Pandora, shërbimi i muzikës streaming, dhe aplikacioni i videove Vevo. Gjithsej 5 aplikacione të reja janë gati për tu shkarkuar, secila prej tyre është falas edhe pse aksesi i plotë për to kërkon abonime kundrejt parave.

5 aplikacionet e reja për Xbox One janë: Pandora – shërbimi i njohur i muzikës online, Vevo – ju lejon të shihni me mijëra video, Bravo Now – ku mund të shikoni episodet e plota të Bravo Show, ku përfshihen Top Chef dhe The Real Housewives, Telemundo Now- i cili është i disponueshëm vetëm në Shtetet e Bashkuara për momentin, ju ofron juve të gjitha mënyrat e mësimit të programimit në spanjisht, Popcornflix- ju shërben për të parë me qindra filma falas dhe është i disponueshëm vetëm në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat